Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arben Taravari nga Pogradeci: Institucionet në Maqedoninë e Veriut anashkalojnë ose shpërfillin përdorimin e gjuhës shqipe
Arben Taravari, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga Pogradeci ka folur për gjuhën shqipe. Ai u shpreh se gjuha shqipe definohet si gjuhë e 20% të popullsisë, ndërsa zbuloi planet se duhet të rikthehet në kohën e ish-Jugosllavisë apo në kohën e socializmit në Maqedoni dhe gjuhë zyrtare në RMV të jenë gjuhë shqipe dhe ajo maqedonase, si gjuhët e dy etnive që janë 90 % e Shkupit. Më tej ai shtoi se ka institucione që e anashkalojnë apo e shpërfillin përdorimin e gjuhës shqipe “Prej vitit 1974 gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Pas shpalljes së Pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, gjuha shqipe përdoret po nuk është gjuhë zyrtare dhe pas marrëveshjes së Ohrit në...