Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arben Malaj i përgjigjet Haxhiut: Baton shko aty ku të paguajnë, RTSH nuk është në shitje
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar dje ashpër ndaj deklaratave të analistit Baton Haxhiu për mbyllen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). “Ndaleni shoku Baton, këtë “zjarrvënës” përçarës në kohezionin etnik shqiptar dhe në kulturën shqiptare. Para pak ditësh, ky shpifës jo i paqëllimshëm, ndoshta Veton Surroi e di më mirë se kushdo pse e paguajnë shtrenjtë, nxiti përçarje krahinore, kur deklaronte se e majta nuk e kthen dot kokën nga Veriu për keqtrajtimin që i ka bërë gjatë kohës së komunizmit. Një gjë është e vërtetë: në varfërinë tonë materiale ishim të barabartë, njësoj siç theksonte Churchill se: “kapitalizmi...