Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Ministri i Investimeve i Arabisë Saudite, Khalid bin Abdulaziz al-Falih, mbërriti në Damask të hënën, i shoqëruar nga një delegacion i madh prej 130 biznesmenësh, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të investimit me vlerë 4 miliardë dollarë. Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të Riadit për të mbështetur rindërtimin e Sirisë pas një lufte civile shkatërruese 14-vjeçare. Mbretëria saudite është bërë një aleat kyç i qeverisë së re kalimtare nën presidentin, Ahmed al-Sharaa, i cili erdhi në pushtet dhjetorin e kaluar pas përmbysjes së Bashar al-Assad. Al-Sharaa e ka bërë rindërtimin e vendit një përparësi dhe vizita e ministrit saudit...