Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Aqif Pashë Elbasani, letër Mid’hat Frashërit (1915): Fati po na përplas prej guri në furrë
Hotel Cavour, Bari2 janar 1915 I dashuni, syni em, Mid’hat bej Efendi,* Kartën e nderueme tuejën e kam marrë. Ju falem nderës. Mbasi në Shkodër për tash asht vendos qetsia, po nisena për atje unë bashkë me Gurakuqin, Ahmed Daklin e Shefqet Dain. Atje do të xamë nji shpi dhe do të lëshojmë hekur. Nëse mbesim të kënaqun nga giendja e Shkodrës, do t’i shkruajmë edhe zotnisë sate me urdhnue këtu. E nëse jo, do të çojmë hekur dhe prej këtu e do të shkojmë ose në Vlonë ose në ndonji skutë t’Europës. Fati po na përplas prej guri në furrë. Anarshinë qi u shtue në Shqipni helbete do ta keni marrë vesh prej fletoreve. Krejt Elbasani, Tirana, Shijaku e Kavaja, e pjesa më e...