Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit
Anne Applebaum, historiane, publiciste dhe shkrimtare e vlerësuar botërisht, shpjegoi në një intervistë për DW se përse Trump është kaq i duruar me Putin dhe cilat janë qëllimet përfundimtare të Putin në Ukrainë. Deutsche Welle: Përse presidenti amerikan Donald Trump është kaq i duruar me Vladimir Putin? Ata njihen prej një kohe të gjatë. Përse Trump është treguar kaq i sjellshëm me Putin deri tani? Si e shpjegoni ju? Anne Applebaum: Njerëzit ja bëjnë këtë pyetjes vetes prej një dekade tashmë. Pati një hetim madhor gjatë presidencës së parë të Trump, rreth burimeve të ndikimit rus në fushatën elektorale të...