Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Apple Pay tashmë i disponueshëm edhe në Kosovë, një hap i madh drejt digjitalizimit të pagesave
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar zyrtarisht se shërbimi global i pagesave Apple Pay është bërë i disponueshëm edhe në Kosovë, duke shënuar një arritje të rëndësishme në drejtim të modernizimit të sistemit financiar dhe rritjes së përfshirjes digjitale. Përmes këtij shërbimi, qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt duke përdorur pajisjet Apple, si iPhone dhe Apple Watch. Kartelat bankare mund të lidhen me Apple Pay përmes bankave dhe institucioneve financiare në vend, në përputhje me marrëveshjet individuale dhe integrimet teknike që secila prej tyre kërkon,...