Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Apologjia e Skënderbeut – “E mora përgjegjësinë për këtë, jo për ndonjë arsye tjetër veçse t’ju tregoj lexuesve të vërtetën e vetme, sepse nuk ka nevojë ta zbukuroni me fjalë të bukura por të rreme”.
“Apologjia e Skënderbeut” “Apologjia e Skënderbeut” e njohur me titullin e plotë si “Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princi shumë i fuqishëm dhe i pathyeshëm i Epirit i rikthyer popullit dhe vendit të tij” është një vepër e Frang Bardhit (1606-1643), peshkopit shqiptar, i njohur si një nga shkrimtarët e letërsisë së vjetër shqipe. Vepra, e shkruar në vitin 1636 në latinisht në Venedik, është një apologji dedikuar Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar. Bardhi e shkroi veprën në 15 ditë, në një zemërim të madh, për të hedhur poshtë shkrimet e një peshkopi boshnjak që pretendonte se Skënderbeu nuk ishte shqiptar. Peshkopi i Bosnjës më 1631 nxorri tezën që Skënderbeu kishte origjinë nga familja e tij e Marnaviçëve, pa...