“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

Grupi i piratëve informatikë “Rhysida” ka publikuar thuajse 6 “terabyte” të dhëna nga administrata shtetërore e Berlinit në “dark web”. Sipas informacioneve të mediave gjermane, shkalla e rrjedhjes së të dhënave është madhore, plot 1 milion e 440 mijë dosje, mes të cilave ka edhe të dhëna të rëndësishme. Mes tyre spikat një material për kërcënimet me armë kimike, biologjike dhe bërthamore – bëjnë të ditur burimet mediatike. Kjo do të thotë se informacione të rëndësishme mbi skenarët e kërcënimeve të mundshme janë tashmë të aksesueshme si nga publiku i thjeshtë, ashtu edhe nga terroristët apo shërbimet sekrete të huaja. Gazetari investigativ Lars Uinkels Dorf ka dhënë alarmin në rrjetin “X”, duke deklaruar se sulmi kibernetik ka një “magnitudë që kërcënon të gjithë shtetin”. “Dosjet...