Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aplikimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2025 drejt fundit, vetëm katër ditë në dispozicion, ja çfarë përfshin skema
👁3498
Fermerët shqiptarë kanë në dispozicion vetëm edhe katër ditë për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, një mundësi e rëndësishme për të përfituar mbështetje financiare në sektorë kyç të bujqësisë dhe blegtorisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, i ka bërë thirrje fermerëve që të mos humbasin këtë mundësi dhe të aplikojnë deri më 30 maj 2025 përmes portalit e-Albania. “Apliko ‘online’ përmes portalit ‘eAlbania’ dhe përfito mbështetje për: blegtorinë, bletarinë, farat dhe fidanët, bimët mjekësore aromatike, fermat organike, certifikimin ‘Global GAP’, si edhe naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi. Apliko tani!”, –...