Aplikacioni online, parkimet, investimet? Erisa Çakalli e ka zgjidhjen

Aplikacioni online, parkimet, investimet? Erisa Çakalli e ka zgjidhjen

E reja e sjell të renë edhe në fushën e Turizmit. Këtë po bën Erisa Çakalli në Sarandë. Një strukturë hoteliere e trashëguar prej gjyshërve në Sarandë, prindërit e lënë vetëm nga fëmija i vetëm dhe leximi i klimës shqiptare si të favorshme për të bërë biznes, do të bëheshin tri arësyet e forta të cilat e bënë Erisën 3 vite më parë, që Suedinë e Italinë, ku studjoi e punoi, t’i sjellë këtu, duke punuar me qasje europiane në truall shqiptar. Në përgatitjet për këtë sezon, që thuajse ka nisur, në strukturën që menaxhon Erisa, duke sjellë risi, thotë se turisti do të gjejë kushte pushimi siç ata do të donin, gjë që ajo e di mirë, se njeh psikologjinë dhe kërkesat e tyre....