Aplikacioni “Agjencia Digjitale”, ministri Hoxha: Qytetarët të raportojnë shkeljet e policëve, gardistëve e zjarrfikësve

Aplikacioni “Agjencia Digjitale”, ministri Hoxha: Qytetarët të raportojnë shkeljet e policëve, gardistëve e zjarrfikësve

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prezantoi këtë të mërkurë aplikacionin “Agjencia Dixhitale” në një aktivitet të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme. Gjatë fjalës së tij, ministri Ervin Hoxha tha se ky aplikacion do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të raportuar shkeljet apo abuzimet nga punonjësit e policisë së Shtetit, Gardës apo Shërbimit Zjarrfikës. Aplikacioni “Agjencia Dixhitale” është i disponueshëm falas për të gjithë dhe mund të shkarkohet e përdoret nga çdo qytetar, në çdo kohë dhe nga çdo vend, duke mundësuar raportim edhe në kushte anonimati të plotë.
Burimi: Javanews.al