Apeli rrëzon kërkesën për lirim të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, vazhdon hetimi për lidhjet me krimin e organizuar

Apeli rrëzon kërkesën për lirim të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, vazhdon hetimi për lidhjet me krimin e organizuar

Apeli i Posaçëm Antikorrupsion, ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga qelia të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu. Gjyqtarja është e përfshirë në dy dosje të SPAK, njëra lidhur me organizatën "Çopja" dhe tjetra me grupin e Suel Çelës. Ajo po mbahet e paraburgosur dhe vazhdojnë hetimet për aktivitetet e saj të paligjshme, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. Pas dështimit të kërkesës për lirimin me shkaqe shëndetësore, ajo do të vazhdojë të mbetet në arrest për të dyja dosjet.
Burimi: Syri.net