Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati i tij: Prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur sot, 17 korrik, të lërë në fuqi masën e sigurimit “arrest me burg” për ish-Presidentin e vendit Ilir Meta. Në një prononcim për mediat, avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim konkret se pse Meta po mbahet në ambientet e paraburgimit prej 9 muajsh tashmë, pa u mbyllur hetimet. “Është e paprecedentë! Organi i procedurës i gjendur përballë pyetjeve të mia, edhe të dy prokurorët zoti Kraja dhe kolegu i tij nuk dhanë asnjë shpjegim. Këta janë rrogëtarë, jo gjyqtarë!”, tha Cakrani. “Ka prej ditësh nën presion nga pikëpamja administrative, është privuar nga disa aktivitete. Zoti Meta do të përballet me të gjithë, është individ që nuk mposhtet kollaj. Nëse përdorin mjete...