Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X
👁12786
Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende do të mund të shohin bisedat e kaluara që kanë qenë të enkriptuara por nuk do të mund të dërgojnë mesazhe të reja të enkriptuara. Gjer më sot mesazhet direkte të enkriptuara janë ofruar vetëm mes përdoruesve të verifikuar. Mbetet e paqartë se kur ky funksionalitet do të implementohet përsëri apo nëse kjo ndërprerje ka të bë bëjë me platformën Xchat që kompania synon ta lançojë së shpejti....