Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Përshkallëzimi i protestave në Tiranë ka sjellë ndryshime në kalendarin kulturor të kryeqytetit. Disa institucione artistike kanë anuluar shfaqjet, ndërsa të tjera kanë shtyrë aktivitetet deri në një njoftim të dytë. Teatri i Kukullave ka pezulluar shfaqjet që prej 15 tetorit, pasi godina u dëmtua nga hedhja e gurëve. Shfaqja “Aventurat e Winnie Pooh” nuk u zhvillua, por biletat do të mbeten të vlefshme për datat e ardhshme. Të njëjtin vendim ka marrë edhe Cirku Kombëtar. Dyert ka mbyllur gjithashtu Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, i cili ka anuluar aktivitetet e mbetura të tetorit dhe u ka kërkuar spektatorëve të tërheqin paratë e biletave. Teatri Metropol ka shtyrë premierën “Sikur të isha djalë”, ndërsa për shfaqjen “1984” të Teatrit Eksperimental ende nuk ka një...