Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Anulohen mbi 16 trena që lidhin Parisin me Londrën, Brukselin dhe Amsterdamin, probleme të mëdha për shkak të defektit në sistemin elektrik
Më shumë se 16 udhëtime të trenave të Eurostar janë anuluar sot, ndërsa rrjeti hekurudhor është përballur me ndërprerje dhe vonesa deri në 1 orë e 50 minuta, për shkak të një problemi serioz në sistemin e furnizimit me energji elektrike. Sipas kompanisë franceze SNCF Réseau, shkaku është një “defekt në linjën ajrore të kontaktit”. Ekipet teknike ndodhen në vendngjarje për të lokalizuar problemin dhe për të nisur riparimet sa më shpejt të jetë e mundur. Të paktën 16 trena të Eurostar që lidhin Parisin me Londrën, Brukselin dhe Amsterdamin janë anuluar deri në orën 19:00, ndërkohë që dy trena...