Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave
Drejtoria e Antimafias së Milanos (DDA), në bashkëpunim ngushtë me autoritetet shqiptare, ka ekzekutuar operacionin e koduar “Caveau 38”, i cili ka çuar në goditjen e një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Grupi dyshohet se drejtonte një rrjet të gjerë të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke gjeneruar fitime që kalojnë shifrën e 14 milionë eurove përgjatë periudhës 2019–2022. Sipas hetimeve të bëra publike nga Guardia di Finanza, organizata kishte trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë dhe përdorte skema të sofistikuara financiare për të futur të ardhurat e paligjshme në kanale zyrtare. Paratë e siguruara nga shitja e lëndëve narkotike pastroheshin nëpërmjet blerjes së rreth 8 kilogramëve shufra ari në kompani të specializuara të...
Burimi:
javanews.al