Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Antikrishti” i Friedrich Nietzsche, libri kundër kishës që tronditi botën me teoritë e tij
Friedrich Wilhelm Nietzsche (15. 10. 1844 – 25. 06. 1900) Friedrich Nietzsche ishte një djalë i një pastori, por nuk u bë kurrë i dëlirë në shpirt. Që në moshë të re, ai dukej sikur nuk i përkiste dot asnjë komuniteti shpirtëror, akademik apo shoqëror. Ishte përherë pak më përpara dhe për këtë arsye, gjithmonë i vetmuar. Ai nuk donte të shpallte një të vërtetë absolute. Ai donte ta trondiste mendjen njerëzore që ta kërkonte vetë të vërtetën. Nuk ishte filozof në kuptimin klasik. Shkrimi i tij nuk ngjante me traktate, me analiza të sistemuara. Ishte si një ortek idesh...