Anti-Kontrabanda në dogana institucion abuzues, SPAK hetime të thelluara për evazion, pritet tjetër goditje

Anti-Kontrabanda në dogana institucion abuzues, SPAK hetime të thelluara për evazion, pritet tjetër goditje

Në institucionin e Doganave situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa burime të ndryshme bëjnë me dije se hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) janë intensifikuar ndjeshëm dhe shumë shpejt pritet të ketë zhvillime të rëndësishme. Burime konfidenciale sugjerojnë se në fokus të këtyre hetimeve është Fatjon Shehu, drejtori aktual i Anti-Kontrabandës, i cili sipas informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se është përfshirë në skema të paligjshme që lidhen me kontrabandën e mallrave. Sipas këtyre burimeve, Shehu dhe vartësit e tij janë marrë disa herë në pyetje nga strukturat hetimore, ndërsa në dosjen hetimore dyshohet se ka të dhëna për kalime të dyshimta mallrash në dogana, të cilat kanë ndodhur në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Dyshimet janë për përfshirje në praktika që lejojnë kalimin...