Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Ante Rebic debuton sot kundër Dinamos, ish-ylli i Milanit kërkon të lërë gjurmë ndaj ekipit të Shqipërisë
Ante Rebic është përforcimi i madh i Hajduk Split në këtë merkato të verës. Futbollisti i cili ka luajtur për shumë ekipe të njohura në të kaluarën, mes të cilave edhe Milani, ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Kroaci. 31-vjeçari është shumë larg formës së artë, por sërish është aty me aftësitë e tij për t’i bërë dëm kundërshtarëve. Hajduku do të ndeshet sot kundër Dinamos në shtëpi dhe sipas mediave kroate, Ante Rebic do të jetë gati për ekipin e Superiores. Pritet që Rebic ta nis nga stoli pasi ka pak ditë që i është bashkuar skuadrës, por për të priten minuta në pjesën e dytë dhe tifozët e Hajduk shpresojnë se goli i tij i parë do të vijë në debutim. /Elio...