Ansambli Popullor, performancë në Skoci në prag të festave kombëtare

Ansambli Popullor, performancë në Skoci në prag të festave kombëtare

Më 23 nëntor 2026, Edinburgu do të mirëpresë spektaklin “Shqipëria përmes syve të Bajronit”, një mbrëmje artistike ku do të interpretojë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore. Ansambli Popullor kthehet në Skoci për herë të parë pas 70 vjetësh duke çuar historinë, poezinë, muzikën dhe traditat shqiptare. Aktiviteti do të mbahet në skenën prestigjioze të Assembly Rooms dhe organizohet nga Empowered Women of Diaspora (EWD). Më shumë se dy shekuj më parë, poeti i madh romantik britanik, Lord Bajroni, udhëtoi në trojet shqiptare dhe mbeti i magjepsur nga peizazhet, veshjet tradicionale, karakteri dhe mikpritja e shqiptarëve. Takimi i tij historik me Ali Pashë Tepelenën dhe përjetimet e udhëtimit u bënë pjesë e një trashëgimie letrare që vazhdon të lidhë Shqipërinë me Britaninë e Madhe....