Donika Emini në Bruksel: E papranueshme që një këngë nacionaliste serbe të interpretohet në një forum të BE-së

Donika Emini në Bruksel: E papranueshme që një këngë nacionaliste serbe të interpretohet në një forum të BE-së

Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka kritikuar ashpër interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar të papranueshme përzgjedhjen e një kënge që përmban pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Gjatë fjalimit të saj në forum, Emini tha se ngjarja e kishte detyruar ta ndryshonte tërësisht fjalimin që kishte përgatitur, ndërsa e nisi paraqitjen duke lexuar disa vargje të këngës së interpretuar një natë më parë. “Popull serb, thërrit fort. Kosovë, nuk do të të dorëzojmë. Ti gjithmonë ke qenë e jona. Kështu ka qenë që nga kohët e lashta”, citoi ajo, duke theksuar se kënga përmban pretendime të drejtpërdrejta territoriale ndaj Kosovës. Emini ngriti pikëpyetje nëse institucionet evropiane...