EMRI/ Vdes në aksident shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shefit të krimeve të rënda në policinë e Vlorës. Gazetari i SYRI-t në qytetin bregdetar raporton se, Ermal Lula ka humbur jetën nga përplasja në rrugën Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, Lula ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i rënduar.
Burimi:
syri.net