Ansambli Kombëtar sjell traditën shqiptare në Itali

Ansambli Kombëtar sjell traditën shqiptare në Itali

19 September, 2026 - 20:30 Kënga, vallja, kostumet dhe ngjyrat e traditës shqiptare do të udhëtojnë në Itali përmes një turi artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili do të prezantojë vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare në katër qytete italiane. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në rrjetet sociale kalendarin e aktiviteteve, duke e cilësuar turin një festë që lidh shqiptarët me rrënjët dhe kulturën e tyre. “Katër qytete, katër mbrëmje plot këngë, valle, ngjyra dhe emocione, në një festë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe kulturën e tyre”, shkruan Rama. Turi artistik nis më 19 shtator në Brescia, për të vijuar më 20 shtator në Torino, më 21 shtator në Pordenone dhe më 22 shtator në Rovereto. Përmes repertorit të...