Ansambli Kombëtar nderohet me Medaljen e Mirënjohjes në Kosovë
12 September, 2026 - 23:17 Ansambli Kombëtar është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes në edicionin e 10-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit”, të zhvilluar në Komoran të Kosovës. I ftuar nderi në këtë festival, Ansambli Kombëtar solli në skenë ngjyrat, ritmet dhe pasurinë e folklorit shqiptar, duke përfaqësuar traditën artistike dhe kulturore shqiptare. Vlerësimi është një tjetër dëshmi e kontributit të Ansamblit Kombëtar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Sipas Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ky çmim dëshmon edhe një herë fuqinë e artit dhe traditës shqiptare për të bashkuar shqiptarët kudo që ndodhen./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com