“Ankth dhe terror”/ Dhunë në familje dhe abuzim seksual, shqiptari me precedentë dënohet me 6,5 vite burgim!

“Ankth dhe terror”/ Dhunë në familje dhe abuzim seksual, shqiptari me precedentë dënohet me 6,5 vite burgim!

Një shqiptar 51-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm, u arrestua nga policia italiane në Raguza për dhunë në familje dhe gjithashtu abuzim seksual dhe tani është dënuar me 6,5 vite burgim nga gjykata pas një procesi të përshpejtuar. Ngjarja e pazakontë është zbuluar së fundmi, teksa bashkëshortja e tij kërkoi ndihmën e autoriteteve, pasi i dyshuari kryente akte të përsëritura keqtrajtimi në familje ndaj saj dhe vajzës së mitur. “Në veçanti, gruaja, për shkak të sjelljes së ish-partnerit, të kryer në periudhën 2018-2023, jetonte në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe terrori, e detyruar të ndryshonte rrënjësisht zakonet e saj...
Burimi: Javanews.al