Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021 pas 4 vitesh, Kolegji Zgjedhor gjobit me 50 mijë lekë Jenisherin për padi abuzive

Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021 pas 4 vitesh, Kolegji Zgjedhor gjobit me 50 mijë lekë Jenisherin për padi abuzive

Kolegji Zgjedhor, në një seancë të zhvilluar sot në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, ka shqyrtuar kërkesëpadinë e Koalicionit A.B.E.O.K., e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë dhe kryetari i saj, Selami Jenishehri, kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Padia, e regjistruar me Nr.27 datë 22.07.2025, kishte si objekt kërkesën për detyrimin e KQZ-së të shqyrtonte një ankim të mëparshëm të Koalicionit, të dorëzuar më 30.06.2025, me nr. protokolli 53531. Paditësi bazohej në nenin 145/2 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton detyrimin e KQZ-së për të vendosur mbi ankimet brenda afateve ligjore. Çështja u shqyrtua nga trupi...