Burimi:
Sot.com.al

Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021 pas 4 vitesh, Jenishehri gjobitet për padi abuzive me 50 mijë lekë
👁9119
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka vendosur të gjobisë Partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar ish-deputetin Selami Jenishehri, me një shumë prej 50 mijë lekësh për padinë e bërë për abuzim. Më 12 mars të këtij viti, Jenishehri ka ankimuar zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në Apelin Administrativ, duke kërkuar që ato të “zhbëhen”, edhe pse janë zhvilluar 4 vjet më parë. Ky veprim është cilësuar si i pabazuar dhe pa asnjë efekt ligjor.