Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se bashkitë do të përfitojnë nga ankandet ndërkombëtare të energjisë së rinovueshme. Sipas saj, autoritetet lokale janë të angazhuara për të identifikuar tokat e pafrytshme për bujqësi dhe të papërdorshme për zhvillime urbanistike, të cilat do të vendosen në dispozicion për zhvillimin e projekteve energjetike. Në këtë postim ajo shpjegoi se bashkitë do të kenë rol aksioner në proces, që pritet të sjellë më shumë përfitime për qytetarët dhe të çojë Shqipërinë drejt statusit të eksportuesit neto të energjisë brenda vitit 2030....