Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Anija ushtarake vjen në Durrës, “Sancaktar” mund të mbajë tanke, mjete të blinduara dhe qindra forca
Në Portin e Durrësit ka mbërritur anija “Sanxhaktar”, pjesë e flotës ushtarake turke dhe e forcave të Aleancës Veri-Atlantike. Kjo anije ndodhet në ujërat shqiptare si pjesë e një misioni të NATO-s. E ndërtuar në vitin 2016, anija ka një gjatësi rreth 139 metra, ku mund të akomodohen deri në 20 tanke apo 24 automjete të blinduara, e po ashtu edhe rreth 350 forca të vendosura në bord. “Sanxhaktar” është një anije strategjike që fuqizon kapacitetet amfibe dhe mbështetjen logjistike të Turqisë në Mesdhe dhe më gjerë. /vizionplus.tv