Burimi:
Opinion.al

Anija italiane tërheq vizitorët në Durrës
👁2183
Në ditën e dytë të qëndrimit në Portin e Durrësit, anija ikonike italiane “Amerigo Vespucci” hapi dyert për vizitorët, duke u kthyer menjëherë në një atraksion për qytetarët dhe turistët. Me pamjen e saj mbresëlënëse dhe historinë e gjatë detare, ajo tërhoqi vëmendjen e qindra njerëzve që donin ta vizitonin nga afër. “Anija është e bukur. Një shembull i mirë i ndërtimit italian. Ne jemi rezidentë këtu në Durrës prej pak kohësh. E dinim që do të vinte këtu sepse po bënte xhiron nëpër botë”, u shpreh një turist italian. “Unë jam italiane dhe doja ta shikoja. E kam parë...