Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Anija e Marinës Meksikane përplaset në Urën e Bruklinit 2 të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)
👁2381
Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 21 të tjerë janë lënduar, përfshirë dy në gjendje kritike. Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një nga direkët 45 metra të lartë i anijes “Cuauhtémoc” godet urën, duke u shembur mbi kuvertë. Në atë çast, marinarët ndodheshin mbi direkë si pjesë e një ceremonie tradicionale detare, të njohur si “manning the yards”. Mendohet se anija pësoi një defekt mekanik, që solli humbjen e kontrollit dhe e la në mëshirën e rrymave...