Anglia nis programin e parë në botë për vaksinimin kundër gonorresë

Anglia nis programin e parë në botë për vaksinimin kundër gonorresë

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli (NHS) ka nisur sot zbatimin e një programi të ri vaksinimi kundër gonorresë, i pari në botë në llojin e tij, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e infeksionit seksualisht të transmetueshëm që po shfaq rezistencë në rritje ndaj antibiotikëve. Programi është shpallur më herët këtë vit nga NHS England dhe parashikon që grupet me rrezik të lartë të nisin të vaksinohen nga fillimi i gushtit. Tani, Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (DHSC) ka konfirmuar se klinikat e shëndetit seksual do të ofrojnë vaksinën falas duke nisur nga sot. Ministrja për shëndetin publik dhe...