Angli, ndryshon ligji i emigracionit. Çfarë duhet të dinë shqiptarët pa leje qëndrimi

Angli, ndryshon ligji i emigracionit. Çfarë duhet të dinë shqiptarët pa leje qëndrimi

Qeveria britanike ka propozuar një sërë ndryshimesh në Projektligjin për Imigracionin dhe Azilin, me synimin për të forcuar kontrollin mbi sistemin e emigracionit, për të parandaluar abuzimet ligjore dhe për të përshpejtuar largimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga ndryshimet lidhet me zbatimin e Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton respektimin e jetës private dhe familjare. Gjykatat do të duhet të marrin më shumë në konsideratë natyrën e marrëdhënieve familjare, përfshirë kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e kontakteve të një prindi me fëmijën e tij. Qëllimi është të pengohen rastet kur emigrantët përpiqen të forcojnë pretendimet për qëndrim në Britani duke u rikthyer në banesën familjare pak kohë përpara paraqitjes së...