Angazhimi i FSK në veri të Kosovës për gjetjen e trupit të 33 vjeçarit, ambasada gjermane e shqetësuar nga përpjekjet për politizimin e çështjes

Angazhimi i FSK në veri të Kosovës për gjetjen e trupit të 33 vjeçarit, ambasada gjermane e shqetësuar nga përpjekjet për politizimin e çështjes

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë të martën se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit, për gjetjen e trupit të një 33-vjeçari që dyshohet se ka kërcyer nga ura e liqenit dy ditë më parë. Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Disa orë pas angazhimit të FSK-së është gjetur trupi i pajetë. Paraprakisht, operacioni i FSK-së e ka marrë dritën e gjelbër nga misioni i NATO-s në Kosovë,...