Burimi:
Telesport.al

Anekdota e Behramit për Mido te West Ham: Bënte jetë nate dhe flinte në “Rolls Royce” para stërvitjes
👁9566
Valon Behrami ka pasur një karrierë të gjatë dhe ka ndryshuar shumë ekipe e kampionate. Dy përvojat e tij në Premier League kanë qenë me Watford dhe West Ham. Pikërisht duke iu referuar aventurës me West Ham, ish-lojtari i kombëtares zvicerane ka treguar një anekdotë zbavitëse që lidhet me ish-shokun e tij të skuadrës, egjiptianin Mido. Ky i fundit qëndroi vetëm një sezon te “çekanët”, por arriti të bëhej i njohur për stilin e veçantë të jetesës. “Ai flinte në makinë pas netëve që kalonte jashtë, në lokalet e natës, – ka treguar Behrami në një intervistë për “RSI Sport”....