Andrra e Jetës (Trina)

Andrra e Jetës (Trina)

Molla t’kputuna nji deget,dy qershia lidhë n’nji rrfanë,ku fillojnë kufijt’ e Geget,rrijnë dy çika me nji nanë. Kreskë e bre perzie me lisarriten rrotull, me çetinë,plepa t’but’ e qiparisambëlojnë e veshin at’ ledinë.S’ushton mali prej baktie,s’fryn murrlani me duhi;paq i kthelltë prej perendie,paq prej njerit e qeti. Gurra e lugut veç ushtontesi lahutë me kangë kreshnike;e ndër pemë bylbyli këndontevalle dasmet e fisnike. Ngreh, bylbyl, n’at’ hije valle,ushto, gurrë trimneshë, n’shkambije;bulk i natës kungallë, qi tallenëpër gemba e për lamie, këndoni, këndoni. Veç prej stanitt’ardhmen Trina mbramje n’shpi,tue blegrue nji kij mbas zanitt’deles nanë keni me ndi. Veç prej plehut...