Andrew dhe Tristan Tate do të përballen me drejtësinë britanike, vëllezërit drejt ekstradimit

Andrew dhe Tristan Tate do të përballen me drejtësinë britanike, vëllezërit drejt ekstradimit

Andrew dhe Tristan Tate do të ekstradohen në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me 21 akuza penale, përfshirë përdhunim dhe trafikim qeniesh njerëzore, pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore ndaj tyre në Rumani, konfirmuan avokatët e tyre. Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) në Mbretërinë e Bashkuar ka autorizuar ngritjen e akuzave ndaj vëllezërve britaniko-amerikanë, të cilat datojnë nga periudha 2012–2015, pas dorëzimit të një dosjeje hetimore nga Policia e Bedfordshire. Akuzat përfshijnë gjithashtu dëmtime trupore dhe kontroll të prostitucionit për përfitim financiar. Gjykata rumune ka vendosur se vëllezërit mund të ekstradohen në Britani vetëm pas përfundimit të procedurave gjyqësore...
Burimi: Top-Channel.tv