Andia Ulliri nuk e merr mandatin as në KAS, Arjan Ndoja konfirmohet fitues në Durrës

Andia Ulliri nuk e merr mandatin as në KAS, Arjan Ndoja konfirmohet fitues në Durrës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për shpalljen e kandidatëve fitues në qarkun e Durrësit, duke rrëzuar ankimimin e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri. Ulliri pretendonte se mandati duhej t’i jepej asaj, duke u mbështetur në kuotën ligjore për përfaqësimin gjinor duke argumentuar se, sipas rregullit që garanton përfshirjen e gjinisë më pak të përfaqësuar, i takonte të zëvendësonte kandidatin e shpallur fitues, Arjan Ndoja. Vendimi i KAS hyn në fuqi menjëherë, por ndaj tij mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës Administrative...