Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Ndoja, nis mbledhja në KAS! Sefa: Të respektohet kuota gjinore

Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Ndoja, nis mbledhja në KAS! Sefa: Të respektohet kuota gjinore

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të ditës, shqyrtimin e ankimimit të kandidates së PD-së për zgjedhjet e 11 majit për qarkun Durrës, deputetes aktuale Andia Ulliri, e cila nuk u rizgjodh dot nga lista e hapur për legjizlaturën e ardhshme.Kandidatja ka kërkuar që të zbatohet Kodi Zgjedhor për kuotën gjinore, dhe t’i jepet asaj mandati i deputetes që e ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja. Ulliri u përfaqësua në këtë mbledhje nga mbrojtësi i saj ligjor Indrit Sefa, i cili deklaroi se duhet të...