Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti dhe “makthi” i të qenit trajner i Real Madridit. Kur nuk fiton, gjithmonë përfundon i shkarkuar
👁8176
Në momentin e mbërritjes së tij te Real Madridi, të paktën herën e dytë, Carlo Ancelotti ishte një “trajner i përkohshëm”. Një rrezik për të gjithë, pas dështimit te Napoli, me shkarkim pas kalimit të fazës së grupeve në Champions League, dhe më pas tek Evertoni. Shumëkush pyeti pse Florentino Perez e kishte thirrur sërish ish-trajnerin e tij, që dukej i destinuar për “perëndim” të karrierës. Në fakt, nuk ndodhi kështu, sidomos falë dy Champions League të fituara në tri vite, ftesave nga Brazili për të marrë drejtimin e kombëtares (gjithmonë të refuzuara) dhe shumë trofeve të fituar vitet e...