Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti çon Brazilin në Botëror. 1-0 ndaj Paraguajit, kualifikim matematik me dy ndeshje përpara
Carlo Ancelotti do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Ky, pas viteve me triumfe në krye të klubeve më të mëdha europiane, pas gjithë atyre Champions League të fituara, që mbushin vitrinën e tij, ishte një objektiv që ende i mungonte. Brazili i tij, kombëtarja që mori në drejtim vetëm disa javë më parë, ia doli. Shpërndau makthet e nisjes së dobët në grup dhe siguroi kualifikimin për fazën finale, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Më tepër akoma, ia doli me dy ndeshje përpara fundit të kualifikueseve. Vendimtar ishte rezultati 1-0, me...