Anatomia e një rrënimi të paralajmëruar
Nga Evarist Beqiri Kur publikova analizën “Lidershipi i helmatisur i SHISH” më 6 maj 2024, kisha vetëm pak muaj që isha larguar nga Shërbimi pas një karriere prej më shumë se një dekade e gjysmë aty, nga të cilat 11 vite në nivele drejtuese. Përpara se të merrja guximin të shkruaja ato radhë, unë kisha shteruar çdo detyrim institucional dhe ligjor. E kisha vënë në dijeni drejtpërdrejt lidershipin e SHISH, duke filluar nga vetë znj. Hyseni e para, për rreziqet e këtij degradimi. Vetëm kur paralajmërimet e mia u shpërfillën plotësisht, u gjenda para një dileme të fortë: nga njëra anë të heshtja për të mos dëmtuar institucionin ku kisha hyrë si një djalosh i ri, nga ana tjetër të thoja të vërtetën pa dëmtuar...
Burimi:
ntv.al