Anatomia e një “Monopoli të Fshehur”/ Pse shqiptarët paguajnë shtrenjtë për internet të ngadaltë?

Anatomia e një “Monopoli të Fshehur”/ Pse shqiptarët paguajnë shtrenjtë për internet të ngadaltë?

Kur hapim kompjuterin apo telefonin në shtëpi, fatura që paguajmë çdo muaj për internetin nuk përcaktohet thjesht nga konkurrenca që shohim në dyqanet e lagjes. Përtej paketave “3-në-1” dhe ofertave me zbritje, ekziston një treg tjetër, i padukshëm për sytë e publikut. Ky është tregu me shumicë i telekomunikacionit. Në Shqipëri, ky treg dominohet nga një infrastrukturë e ngurtë celulare (ONE Albania dhe Vodafone Albania) dhe një koncesion historik gjeografik, ai i ATU (Albanian Telecommunications Union) përgjatë autostradave kombëtare. Ky bllokim i infrastrukturës bazë po e dënon konsumatorin shqiptar me raportin më të pafavorshëm në rajon midis çmimit dhe shpejtësisë së shërbimit e ashtuquajtura value for money. Edhe pse shumë pak qytetarë mund të kenë dëgjuar për ATU-në në faturat e tyre, kjo kompani menaxhon...