Analizë/ Vizita sekrete e ekspertëve iranianë në Rusi dhe implikimet për programin bërthamor të Iranit

Analizë/ Vizita sekrete e ekspertëve iranianë në Rusi dhe implikimet për programin bërthamor të Iranit

Në gusht të vitit 2024, një delegacion i përbërë nga ekspertë iranianë me lidhje të ngushta me programin bërthamor të Iranit udhëtoi në Rusi me një mbulesë të qartë false, ata u prezantuan si punonjës të një kompanie civile konsulence, DamavandTec, e cila ishte në fakt një mbulesë për aktivitetet e saj me SPND, një njësi sekrete nën Ministrinë e Mbrojtjes iraniane. Përdorimi i pasaportave diplomatike të lëshuara pak javë më parë dhe koordinimi i detajuar i delegacionit tregon një nivel të lartë serioziteti dhe fshehtësie që tejkalon aktivitetet normale shkencore apo akademike. Qëllimi i vizitës ishte takimi me institute shkencore ruse që prodhojnë teknologji me përdorim të dyfishtë, të ligjshme për përdorim civil, por që mund të kenë aplikim në armë bërthamore, si p.sh. klystronët dhe...