Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analizë/ Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?
Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin ekonomik me vendet e huaja, Kirill Dmitriev, parashikoi se samiti i paralajmëruar mes Vladimir Putin dhe Donald Trump “mund të hyjë në histori”. Kjo, nëse do të mbahet dhe në çfarë forme. Ka nga ata që frikësohen se mund të bëhet fjalë për një tjetër manovër për të vënë Ukrainën me shpatulla pas murit dhe të tjerë që parashikojnë përsëritjen e dështimit të samitit të Hanoit në vitin 2019 mes Trump dhe Kim Jong-un, që pritej të ishte një “takim shkrirjeje”, por përfundoi para kohe dhe pa asnjë deklaratë të përbashkët. Vetëm njoftimi për një samit të afërt SHBA-Rusi, i pari...