Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analizë/ Nga shpresa liberale në kërcënim bërthamor: Udhëtimi i gjatë i Dmitry Medvedev
Dikur një figurë e afërt me Perëndimin, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, është rikthyer në qendër të vëmendjes si provokatori më i ri në rrjetet sociale, si dhe njeriu që zemëroi presidentin amerikan Donald Trump. Presidenti i SHBA-së, në një deklaratë të rrallë javën e kaluar, njoftoi se kishte urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore amerikane pas komenteve “shumë provokuese” të Medvedevit, të cilat sugjeronin se Amerika ishte në prag lufte me Rusinë. “Fjalët kanë shumë rëndësi dhe shpesh çojnë në pasoja të padëshiruara. Shpresoj që ky të mos jetë një nga ato raste,” shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”. Ishte një tjetër kthesë e çuditshme në rrugëtimin e pazakontë të Medvedevit: nga “shpëtimtari” i liberalëve rusë dhe një partner i dëshiruar për Shtëpinë e Bardhë,...