Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analizë/ Mes kërcënimeve të Trump dhe interesave saudite, rifillojnë përpjekjet për bisedimet bërthamore SHBA-Iran
Teksa presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënon me rinisjen e luftës kundër Iranit, Arabia Saudite po luan një rol kyç për të shtyrë Uashingtonin dhe Teheranin drejt tryezës së bisedimeve për një marrëveshje të re bërthamore, shkruan Haaretz. Në një opinion për Financial Times, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, sfidoi Uashingtonin të zgjedhë diplomacinë mbi luftën, duke sugjeruar se politika amerikane ndaj Iranit po diktohet më shumë nga Izraeli sesa nga interesat amerikane. Më pas Araghchi zhvilloi vizita të profilit të lartë në Arabinë Saudite, duke u takuar me princin saudit, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarë të tjerë. Ambasadori iranian në...