Analizë/ “Mekanizmi perfekt” që mban në pushtet Benjamin Netanyahu-n

Analizë/ “Mekanizmi perfekt” që mban në pushtet Benjamin Netanyahu-n

Kur Benjamin “Bibi” Netanyahu u bë për herë të parë kryeministër i Izraelit (në vitin 1996), Donald Trump drejtonte konkursin “Miss Universe”. Ashtu si Vladimir Putin apo Ali Khamenei, edhe Netanyahu ka përvojën për të duruar kritikat, hetimet dhe akuzat që e godasin nga të gjitha anët. Ai e njeh mirë mekanizmin e ndërtimit të konsensusit. Nga mantra e tij e parë “mos lëviz, mos bjer”, Netanyahu ka evoluar. Gjatë këtyre viteve, ai ka shtuar në repertorin e të mbijetuarit një sërë teknikash. Një prej tyre është përdorimi i rrjeteve sociale. Shpesh ndihmohet nga miqtë e të birit, por aftësia e tij për të kontrolluar narrativën vjen kryesisht nga mbështetja e miliona investitorëve dhe aleatëve të pasur. Është mjeshtër në tërheqjen e vëmendjes. Kur gjithçka...