Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Dy ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi kompanitë ajrore civile për rreziqet e përdorimit të hapësirës ajrore ruse, në shtet u raportuan anulime të shumta fluturimesh, mbyllje aeroportesh dhe ndërprerje të tjera.Fushata gjithnjë e më e guximshme e Ukrainës e sulmeve me dronë kundër Rusisë ka shkaktuar probleme të tilla që disa kohë dhe nuk ishte e qartë nëse kishte ndryshuar diçka konkrete. Por, aludimi i Zelenskyt se Kievi po përgatitej ta përshkallëzonte situatën ka ngritur pyetjen se sa të vështira mund t’ia bëjë Ukraina gjërat Rusisë. “Ne tani nuk po flasim për ndërprerje të përkohshme të operacioneve, por për bllokimin e tyre 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Me fjalë të tjera, strategjia është që këto aeroporte të bëhen të papërdorshme”,...